Arsyeja e kasave të reja, ndryshim në sistemin aktual në raportimin e transaksioneve

Ministri i financave Arben Ahmetaj foli me ndryshimin e sistemit aktual te kasave të reja. Kjo bëhet sipas projektit të përmirësimit të modulit të kontrollit të faturimit. Nisma syno të modernizojë sistemin aktual të raportimit të transaksioneve, pasi aspekti i vetëm i automatizuar është mbledhja e të dhënave të raportuara nga pajisjet fiskale në fund të ditës. Sipas ministrit, kjo lëvizje është ndjekur nga shumë administrata fiskale të vendeve të zhvilluara dhe të rajonit dhe garanton lehtësi dhe mbrojtje për bizneset. Sistemi do të mundësojë për herë të parë ndërveprimin me sistemin bazë e-taxation (e-filing dhe c@ts); Marrja e informacionit në kohë reale për transaksionet me para në dorë, kupon tatimor (B to C); Marrja e informacionit në kohë reale për transaksionet jo cash, fatura elektronike (B to B).

Gjithashtu mundësimi për herë të parë i e-fatura, do të thotë: Faturimi në mënyrë elektronike midis bizneseve; Lehtësimi i përpunimit të faturës, ruajtje më të lehtë qendrore me shpenzime shumë të ulëta, eleminimi i kostove të blloqeve të faturave; Shkurtimi i kohës për dërgimin dhe pagesën e faturës; Rritja e sigurisë në transaksionet komerciale; Shpenzime më të ulëta administrative në transaksionet B2B; Ulja e mundësisë për të bërë gabime duke eleminuar transaksione nga subjekte jo aktive (problematika të cilat tashmë do të zgjidhen nga vetë sistemi) duke eleminuar penalizimin e tatimpaguesve; Gjurmimi i pagesës, mbrojtja e tatimpaguesve të vegjël dhe të mesëm në transaksionet tregtare me tatimpaguesit e mëdhenj (në lidhje me afatet e pagesës).

Kryqëzimi i faturave mes gjithë bizneseve; Lokalizimi i tatimpaguesve; Paraplotësimi i deklaratave të TVSH-së dhe librave shitjes dhe blerjes; Statistika dhe raporte analitike deri në nivel artikulli”, shkruhet në letrën e ministrit. Sipas Ahmetaj, përmirësimi i sistemit të raportimeve të transaksioneve do të sjellë përfitime më të mëdha se kostot e tij. Ai e quan atë një rritje të kapaciteteve të organeve fiskale në luftën ndaj evazionit dhe informalitetit, i cili pas aplikimit do plotë do të rrisë edhe fleksibilitetin e politikave fiskale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet