Askush nuk do të abuzojë më me çmimet, tani e tutje gjoba deri në 5 milionë

Gjobat nga L100 mijë Lekë për shitjet me pakicë, deri në L5 milionë për shitjet me shumicë, do të aplikohen për të gjithë ata që rrisin çmimet gjatë kësaj periudhe. “Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij Akti Normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 milionë lekë për shitjen me shumicë dhe 100 mijë lekë për shitjen me pakicë”, tha dje Rama. Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj. Akti normativ hyn sot në fuqi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet