BB jep lajmin e mirë, ekonomia e shqipërisë rritje deri më 4%

Banka Botërorë tha sot se pritet që Shqipëria të shënojë rritje ekonomike. Sipas BB rritja ekonomike pritet të shkojë nga 3,6-4%. Në analizë u morën ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor. "Rritja e punësimit ndihmon në uljen e mëtejshme të varfërisë në vend, ndërkohë që pritet të zvogëlohet edhe deficiti fiskal dhe borxhi publik", shkruhet në raport. Përmirësimi i situatës ekonomike në vend u reflektua më parë gjatë kësaj jave edhe në interesin e Eurobondit, që Shqipëria ishte në gjendje ta përfitonte me vetëm 3,5%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet