BE zgjat 6 muaj sanksionet ekonomike me rusinë

Bashkimi Europian zgjati zyrtarisht sot, me gjashtë muaj, sanksionet ekonomike që kishte dekretuar kundër Rusisë për mbështetjen e saj të dyshuar ndaj rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës. “Këshilli zgjati të mërkurën sanksionet ekonomike që prekin sektorë specifikë të ekonomisë ruse deri më 31 janar 2018”, sipas një komunikate. Ky vendim vjen pas informacioneve që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i komunikuan homologëve të tyre të enjten e kaluar gjatë një samiti të BE-së në Bruksel, për gjendjen e aplikimit të marrëveshjes së Minskut”, thuhet në këtë komunikatë. /atsh/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet