Banka Qëndrore e Kinës ndihmon bizneset e vogla të rrimëkëmben. Turzmi dhe transporti prioriteti kryesor

“Institucionet financiare kineze, kanë kërkuar 111.4 bilion yuan (15.9 bilion dollarë) borxh me kredi të ulët për të ndihmuar bizneset të rrikthehen në punë pas epidemisë së koronavirusit”, ka deklaruar Banka Popullore e Kinës.

Bizeneset janë tashmë në pikë të hallit për të rrikthyer prodhimin e tyre pas huasë 500 bilionëshe të diskutueshme nga Banka Popullore. Madje edhe kjo e fundit është goditur jo pak nga koronavirusi.

Për të adresuar problemet në zyrat e punës, Banka Popullore ka menduar t’i japë prioritet bizneseve të vogla dhe mikro firmave të cilat kanë shumë më pak mundësi të rezistojnë përballë falimentimit.

“Ndihma konsiston në sektorët kryesore të shoqërisë sidomos në ato të përgatitjes së stinës së pranverës, marrdhënieve me tregëtinë e huaj në prodhimin e produkteve ndërkombëtare si dhe industrive të goditura fort nga koronavirusi siç janë turizmi, reklamat, restorantet dhe transporti”, shton më tej banka në mbledhjen e mbajtur.

Banka Qëndrore ka udhëzuar gjithashtu edhe degët e saj, të nisin kontrollin e fondeve dhe të promovojnë integrimin e financimit dhe drejtimit të marketeve me rimarrjen e qerave dhe uljes në minimum të çmimeve duke i dhënë ndihmë të madhe ekonomisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet