Banka botërore parashikon rritje të borxhit publik në Shqipëri

Masat shtesë për mbrojtjen e vendeve të punës dhe shëndetit do të sjellin shpenzime shtesë nga ana e qeverive

Ballkani perëndimor do të ketë një rritje të borxhit publik, shkaktuar nga kriza e epidemisë. Në një raport Banka botërore shkruan se kjo do të vijë si pasojë e masave shtesë për të mbrojtur jetët dhe vendet e punës. Ndërkohe që masa e pasojave ndryshon nga vendi në vend. Referuar raportit ndërsa borxhi rritet, buxhetet e ardhshme do duhet të japin llogari për rritjen e pagesave të interesit, ku rezulton se Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia tashmë shpenzojnë më shumë se 2 për qind të PBB-së së tyre në interes. Sektori financiar mund të bëjë shumë për të ndihmuar në zbutjen e ndikimeve të COVID-19 në ekonominë reale duke siguruar ura financimi dhe ristrukturim të huave për bizneset për t’i ndihmuar ato të lehtësohen nga ndikimet e krizës, dhe të kontribuojnë në fazën e rikuperimit. Raporti sugjeron se është e nevojshme të monitorohet kredia dhe tendencat e likuiditetit nga afër pasi COVID-19 paraqet kërcënimin më serioz, globalisht dhe lokal që nga viti 2008.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet