Banka, më pak kredi me probleme

Fshirja e kredive të humbura u nxit nga miratimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat, duke saktësuar kushtet që kreditë e fshira të njiheshin si shpenzime të zbritshme për qëllime fiskale

TIRANE - Banka e shqipërisë, tha se niveli i kredive me probleme është ulur me 10% që nga fillimi i vitit 2015. Nga rreth L70 mld që ishin në Janar, kreditë e humbura kanë zbritur në pak më shumë se L62 mld në fund të Korrikut. Fshirja e kredive të humbura u nxit nga miratimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat, duke saktësuar kushtet që kreditë e fshira të njiheshin si shpenzime të zbritshme për qëllime fiskale dhe ndryshimi i rregullores për administrimin e rrezikut të kredisë, nga BSHja, duke përcaktuar qartë se kreditë e humbura nuk mund të mbahen në bilanc më shumë se tre vjet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet