Bankat shqiptare gjithnjë e më shumë online

Thuajse të gjitha bankat shqiptare janë në internet me shërbimet e tyre. Lajmi u dha nga shoqata shqiptare e bankave, e cila bëri të ditur se në webet online të bankave janë prezantuar degët online të cilat punojnë njësoj si ato në terren. Përmes internetit bankat ofrojnë në distancë për bizneset dhe konsumatorët pagesat utilitare, dhe shitjen e paketave të kredisë. Të interesuarit për kredi të vogla lidhen në distancë nga telefoni ose interneti me operatorët e bankës. Në këtë mënyrë analizohet shuma e kredisë dhe të ardhurat e disponueshme nga klientët. Pasi realizohet e gjithë ekspertiza nga ana e bankës klientët vijnë vetëm për firmë në sportele, shpjegojne ekspertet bankar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet