Bankat shqiptare rrisin fitimet

Banka e Shqipërisë, njoftoi se për 5 mujorin e këtij viti, sistemi bankar realizoi një fitim neto në vlerën e 8.9 miliardë lekëve.Sipas BSH, fitimi është mbi dy herë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sfida kryesore për sistemin bankar ngelet rritja e kreditimit, çka do të zgjeronte bazën e të ardhurave të bankave dhe do të mundësonte përfitueshmëri më të mirë në afatin e gjatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet