Bien çmimet e diamanteve. Nuk janë më në modë

De Beers ka thënë se do të ulë çmimin e gurëve të tij, me 9 %, për herë të parë në histori

LONDER - Gjigandi botëror i diamanteve De Beers ka thënë se do të ulë çmimin e gurëve të tij, me 9 %, për herë të parë në histori. Lajmi ka lënë shumëkënd gojëhapur dhe pse në një pjesë të mirë të tyre, këto biznese preferojnë të ulin prodhimin e gurëve dhe jo çmimin. Gjigandi botëror thotë se diamantët nuk janë shumë në modë, por gjetja e gurëve të çmuar është gjithsesi shumë e vështirë. Kërkesa për ta ka rënë shumë, dhe e vetmja mënyrë për të ringritur këtë treg është ulja e çmimeve. Grupi që kontrollohet në 85% të tij nga AngloAmerican dhe 15% nga Botswana ka vendosur të ulë çmimet për 250 milionë dollarë diamantë. Publiku femëror ka spostuar vëmendjen tek çantat, bizhutë, këpucët që kanë çmime sa diamantet, dhe këta të fundit duket se preferohen më pak. Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Vjet, shumë klientë i kishin kërkuar gjigandit të ulte çmimet meqë ishin në krizë likujditetesh për shkak të kreditorëve. Por deri tani De Beers kishte preferuar përherë të ulte prodhimin dhe jo çmimet e gurëve të tij. Një diamant është përgjithmonë, por nëse e humb vlerën siç dhe ka nisur, do të jetë vallë për shumë kohe ?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet