Bilanci i OSHEE: 9-mujori i këtij viti më pak humbje

“Operator i Shpërndarjes dhe Energjisë ka mbyllur 9-mujorin me bilanc pozitiv sa u takon arkëtimeve dhe humbjeve. Humbjet kanë zbritur në shifra rekord historik, pasi në muajin shtator 2017 regjistruan nivelin e 19.8%. Më parë humbjet shënonin rreth 50%”- ky ishte njoftimi i drejtorit të divizionit tregtar Elton Sevrani për sa i përket bilancit të humbjeve për OSHEE në 2017.

Sevrani theksoi se një arsye e rendësishme për këtë rezultat janë masat e marra dhe kontrollet e vazhdueshme në terren.

“Zbatimi i ligjit pa asnjë dallim ndaj abuzuesve të energjisë po japing rezultat në ndërgjegjësimin e abonentëve për të respektuar detyrimin e shlyerjes së faturave”.

Ndërsa arkëtimet në total për periudhën janar-shtator vazhdojnë të ruajnë trendin pozitiv, duke arritur në 48.2 miliardë lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet