Bizneset dalin nga karantina, të henen fillon puna

Shqipëria po shon drejt normalizimit dhe rastet e fundit me coronavirus kanë pësuar një rënie prej 3%. Me këto ritme epidemia mund të zhduket në pak javë, tha sot biologu Ethem Ruka, por kjo do të jetë gjithmonë e lidhur ngushtë me rregullat që vetë qytetarët zgjedhin të respektojnë, ose jo.

Qeveria vendos të bëjë hapin e parë, në këtë minieksperiement. Nga e Hena një numër i caktuar biznesesh do të hapen për të vijuar punën normalisht, por për këtë do të ketë kushte dhe masa shumë strikte, për ta dhe punonjësit e tyre.

Të përfshire në këtë listë, tregtia e veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, luleve, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, etj. Lejohet dhe aktiviteti i hoteleve dhe strukturave të tjera të ngjashme. Do të vijojnë të qendrojnë të mbyllura baret, restorantet, parukeritë, dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet