Borxhi tatimor, proçedurat e reja, faljet dhe gjobat

Gjobat e reja dhe proçedurat për pagesa, taksat, dhe fitimet

TIRANE - Ligji i ri për proçedurat tatimore u jep dorë të fortë tatimorëve ndaj bizneseve, dhe mesa duket jo vetëm bizneseve meqë përdoret fjala tatimpagues, që kanë një borxh tatimor. Lajmi u dha dje nga drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj.

Në qëndër të ndryshimeve të reja është borxhi tatimor, por që nuk specifikohen gjithsesi të gjitha format e tij. "Për të gjithë tatimpaguesit që kanë borxhe ndaj administratës tatimore do t'u bëhet monitorimi në vend i xhiros me qëllim konfiskimin në fund të ditës të 50% të xhiros së realizuar" tha dje Shehaj.

"Falja", raportojnë sot mediat, vjen nëse janë ata (bizneset) të parët që korrigjojnë deklaratat tatimore, por nuk flitet se cilat janë të gjitha deklaratat tatimore. Tatimet lënë afat deri më 31 Dhjetor 2015 për t'i bërë këto deklarata, për të falur gjobat.

Më datë 1 Janar 2016 tatimpaguesit që korrigjojnë një deklaratë tatimore dhe paguajnë gjithë detyrimin duke përfshirë gjobat dhe interesat, nuk do t'u bëhet kallëzim penal. Por nëse administrata tatimore bën shkelje (cilat shkelje, çfarë mase ku dhe si ?), atëherë kategoritë e mësipërme përjashtohen nga lehtësitë.

Gjobat:

- 500 mijë Lekë nëse bizneset nuk deklarojnë në sigurime punonjësit, ose nuk ka deklarim real të pagës.

- 10 milionë gjoba kur tatimpaguesit i konstatohet mall i pashoqëruar me faturë. Bashkë me këtë gobë bëhet dhe konfiskimi i mallit dhe rivlerësim i të ardhurave për një periudhë gjashtë mujore.

- Për moslëshim fature për shitjen e mallit, përveç gjobës 100% të detyrimit të tatimit të padeklaruar, tatimpaguesi do të gjobitet dhe me 500 mijë Lekë dhe rivlerësim të të ardhurave në 6 muajt e fundit.

- Nëse tatimpaguesi lëshon faturën por jo kuponin tatimor të lidhur me këtë faturë gjobitet me 500 mijë Lekë.

- Nëse pajisjet e xhiros nuk janë sipas standarteve specifike, tatimet mund të padisin penalisht.

Të reja dhe për shitësit me shumicë që nuk duhet të kalojnë, deri më 31 Mars 2016, 10% të xhiros në shitje me kasë. Nga data 1 Prill e vitit 2016 ky proçes është 100% i ndaluar. Mospagimi në afat i kësteve të tatimftimit apo tatimfitimit të thjeshtuar mbi fitimin dënohet më gjobë 15% të shumës së këstit që duhet të paguhet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet