Mbi 90 % e sipërmarrjes, paguan 0- 5% taksë

Zv.Kryeministri Erion Brace tha sot se: mbi 90 % e sipërmarrjes në këtë vend, e vogël dhe e mesme, do të paguajë nga 0- 5% të tatim fitimit. “Që nga janari këtij viti ne i kemi rimbledhur shqiptarët. Nuk i kemi rimbledhur për qëllime të pastra politike, por i kemi rimbledhur në mënyrë të qartë për interesat e tyre ekonomike dhe ato familjare”, nënvizoi Braçe. Sipas tij, çdo thirrje që vjen sot për t’u mbledhur në 16 shkurt apo mars, prill, maj, qershor nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi, por me interesat personale të një grushti njerëzish që e kanë qeverisur këtë vend dy herë dhe dy herë kanë bërë gjithçka për veten e tyre, por kurrë për qytetarët e këtij vendi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet