Breshëri dëmton 58 ha ullishte

Shiu dëmton vreshtat dhe pemëtorët

TIRANË - Reshjet e shiut dhe breshëri i pazakontë që ra një ditë më parë në disa zona të vendit tonë ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella dhe produkte bujqësore në komunën Skënderbegas, të bashkisë Gramsh, në Shqipërinë e mesme. Mësohet se dëme ka pasur në 58 hektarë tokë të mbjellë me ullishte, vreshta e pemtore të kësaj zone. Ndërkohë që për të përballuar pasojat e këtij dëmtimi është ngritur edhe një komision i posaçëm, i cili po verifikon dëmet në terren dhe shtëpi më shtëpi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet