Buxheti i 2018, borxhi ulet me 2.5 përqind

Në buxhetin e hartuar për vitin 2018, pritet të ketë një ulje të borxhit deri në 2,5%. Në relacionin e ligjit të buxhetit thuhet se niveli i borxhit publik të targetuar do të ulet me rreth 2,5% duke arritur nga 71,1% në 68,6%. Ky trend rënës do të vijojë në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Bashkangjitur me këtë raport është publikuar për herë të parë edhe fatura e të gjitha kontratave të konçesioneve të dhëna nga qeveritë paraardhëse dhe qevria aktuale. 6,6 miliardë dollare është vlera e kontratave të konçesioneve ekzistuese, duke përfshirë edhe 12 kontrata që do të nisisn në 2018. Nga buxheti i shtetit do të jepen rreth 94 milionë dollare për koncesionet. 1,5 miliardë dollar është totali i vlerës së kontratave të konçesioneve që do te jepen në 2018 për arsimin shëndetësinë dhe rrugët e lagjeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet