Buxheti i 2018, do të përfundohen 10 segmente rrugore

Me anë të buxhetit 2018, qeveria parashikon që të përfundohen rreth 10 segmente rrugore. Do të shpenzohen 15,3 miliardë lekë nga buxheti për ndërtimin e rrugëve në 2018. Fondet do të të përqëndrohen në punimet për rrugën Kukës-Morinë, sinjalistikën e Fushë-Krujë-Thumanë, asfaltim Elbasan-Banjë dhe Këlcurë-Përmet, rikostruksionin e segmentit rrugor Kodër-Kamës-Tapizë, dhe ndërtimin e bypassit Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Më shumë para do të shpenzohen për ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës, një shumë prej 4,1 miliardë lekë. 1 miliardë lekë do të jenë në dispozicion për punimet në Qafë-Thanë-Lin-Pogradec, dhe 1,3 miliardë lekë për Fushë-Krujë-Milot-Morinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet