Buxheti vendor për vitin 2019, 11% më shumë se në 2018tën

Rriten iInvestimet vendore në buxhetin e vitit 2019. Në bashkitë dhe komunat e vendit do të ketë investime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale dhe në qytete, ndërtime dhe rikonstruksione çerdhesh, kopshtesh dhe shkollash, rehabilitim të ambulancave dhe qendrave shëndetësore, sistemim të kanaleve kulluese, etj. Buxheti do të konsistojë në rritjen e zhvillimit ekonomik vendor, si dhe menaxhimin më të mirë të shpenzimeve administrative me qëllim ofrimin e më shumë shërbimeve publike cilësore me një kosto sa më të ulët. Buxheti vendor për vitin 2019, ku do të ketë rritje të burimeve të financimit të qeverisjes vendore me rreth 5 miliardë lekë ose 11% më shumë se në vitin 2018 që sigurohet nga transferta e pakushtëzuar dhe të ardhurat nga taksat e tarifat vendore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet