Cipras: Front i dyfishtë kundër ekstremit të djathtë dhe neoliberalizmit

Na nevojitet një front i dyfishtë kundër ekstremit të djathtë, racizmit dhe intolerancës si dhe kundër neoliberalizmit dhe masave shtrënguese që i ushqejnë ato dhe për këtë arsye, ne duhet të krijojmë partneritetin më të gjerë të mundshëm progresiv në Europë, mes së majtës, socialdemokratëve dhe ekologjistëve, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një seance parapërgatitore të Partisë Socialiste Europiane (PSE) në Salzburg, Austri. “Kjo është arsyeja përse këtë herë forcat progresiste dhe Partia Socialiste Europiane, kanë nevojë që të dallojnë krejtësisht në programet dhe zgjedhjet e tyre, duke dalluar nga e djathta europiane”, tha Cipras. “Prioriteti duhet të jetë programi politik dhe jo figura, zgjedhja e të cilit duhet të shprehë krejt forcat progresiste të Europës”, shtoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet