Deklarata e TVSHsë, tatimet publikojnë modelet e reja

Drejtoria e përgjithshme e tatimeve publikoi modelet e reja të deklaratës së TVSHsë dhe librit të shitjeve. Ky ndryshim lidhet me fillimin e zbatimit të shkallës së reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, prej 6 për qind, sipas modeleve të ndryshuara të deklaratës së tatimit mbi vlerën e shtuar dhe Librit të Shitjeve. Sipas DPTsë, në librin e shitjeve është shtuar kolona e shitjes me shkallë 6% (vlera e tatueshme dhe TVSH). Afati i fundit i deklarimit të librit të shitjeve ishte data 10. Edhe në deklaratën e TVSHsë është shtuar shitja e tatueshme me shkallë 6%. Afati i fundit i deklarimit të TVSHsë në sistem është data 14. TVSH-ja prej 6% nisi të zbatohet për deklaratat e qershorit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet