Deutsche Bank gjobitet me 150 milion dollarë për raportet me pedofilin Jeffrey Epstein

Autoritetet financiare në Nju Jork, kanë deklaruar se “kanë dënuar me 150 milion dollarë Bankën Gjermane, pasi nuk ka bllokuar dhe denoncuar llogaritë bankare të financierit amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuar për trafik minorenësh”.

“Është hera e parë që një institucion financiar është penalizuar për lidhjet me milionerin amerikan, ka thënë Departamenti i Shërbimeve Fiananciare në SHBA, një agjenci qeveritare shtetërore. “Nuk ka rëndësi sa i pasur je, sa i madh ose sa i fuqishëm është institucioni që drejton. Qyteti nuk toleron askënd të sillet me këdo të këtij tipi”, ka deklaruar guvernatori Andrew Cuomo në një deklaratë publike.

Deutsche Bank, duhej të bllokonte transaksionet e Epstein të cilat përfshinin pagesat e mbi 7 milion dollarëve, pagesat për studiot ligjore në shumën e 6 milion dollarëve, pasi këto duket se janë shpenzime të paligjshme të Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Përmes marrdhënies me klientët e tij, janë vënë në diskutim transaksione të shumta problematike edhe kur ishin të autorizuara pa shpjegim të shkruar”, ka thënë Cuomo.

Sanksionet përfshijnë edhe raportet e Deutsche Bank me Dankske Bank Estonia, e cila është në qendër të një skandali për riciklimin e parave. Departamenti i Shërbimit Financiar të Shtetit në Nju Jork, ka shpjeguar se banka gjermane është dënuar edhe sepse “nuk ka kontrolluar mënyrën e aprovimit të aktivitetit bankar me emrin e pronarit” të Epstein nga viti 2013 deri më 2018.

I arrestuar në korrik të një viti më parë, Epstein është vetëdeklaruar “jo fajtor për trafik minorenësh”. Ai u gjet i vetëvrarë një muaj më pas në një burg në Manhattan ku ndodhej në pritje të procesit gjyqësor, në moshën 66 vjeçare.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet