Ditët e Industrisë Gjermane: Tregtia e lirë në qëndër të samitit të G20

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se shpresonte që shtetet anëtare të samitit të G20-ës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Hamburg, do të riafirmojnë angazhimin e tyre për tregtinë e lirë në kuadër të rritjes së proteksionizmit dhe izolacionizmit në disa vende të botës. Gjatë një fjalimi në “Ditën e Industrisë Gjermane” në Berlin, një mbledhje vjetore e liderëve të biznesit, pa përmendur SHBA-në, Merkel tha se disa vende i kanë dhënë prioritet përfitimeve afatshkurtra të biznesit gjatë rritjes ekonomike afatgjatë. “Mund të jetë e vërtetë që izolacionizmi dhe proteksionizmi mund të lehtësojnë punën e biznesit të vendit për një periudhë afatshkurtër”, tha Merkel, duke shtuar se politikat e izolacionizmit do të dëmtonin më shumë konkurrencën. “Lideri i Partise Socialdemokrate, Martin Schulz, rivali i kancelares, Merkel në zgjedhjet e shtatorit të Gjermanisë, do të mbajë një fjalim përpara pjesëmarrësve sot në mbrëmje. Samiti i G20 do të zhvillohet më 7-8 korrik, ku do të marrin pjesë liderë si , presidenti i SHBA-së Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet