Drejtori ekzekutiv i BB për Shqipërinë Patrizio Pagano vizitë punë në Shqipëri

Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano, zhvilloi të martën një vizitë punë në Shqipëri. Gjatë takimit prezantues në Bankën e Shqipërisë, Pagano u përqendrua në çështjet që lidhen me ndikimin e teknologjisë dhe kapitalit njerëzor në nxitjen e rritjes së produktivitetit. “Rritja e produktivitetit konsiderohet si një nga shtyllat kryesore strukturore të ekonomisë shqiptare dhe një faktor që do ta bënte atë më konkurruese në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë”, u shpreh Pagano. Aktualisht, Banka Botërore ka 24 projekte aktive në Shqipëri, të shtrira në sektorë të ndryshëm, që nga infrastruktura dhe mjedisi e deri tek shëndetësia dhe forcimi i kapaciteteve mbikqyrëse të tregjeve financiare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet