Drejtoria e tatimeve bën thirrje: denonconi evazionin dhe informalitetin

Lufta kundër informalitetit tashmë ka filluar. Në një mjoftim zyrtar Drejtoria e përgjithshme e tatimeve thekson se bashkëpunimi me qytetarët është mjaft i rëndësishëm. “Denoncimet mbi aktet korruptive, sjelljet jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, konstatimi i evazionit fiskal apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor, të denoncuara nga ju, janë tepër të rëndësishme pasi i krijojnë mundësinë Administratës Tatimore të vendosë barazi midis subjekteve tatimore dhe të përmirësojë punën duke i dhënë zgjidhje çdo problemi të referuar. Denonconi evazionin dhe informalitetin, sjelljet jo etike të administrates”.

Gjithashtu janë vënë në dispozicion edhe mënyrat për të denoncuar rastet e informalitetit apo evazionit. Duke telefonuar, pa pagesë në numrin: 0800 14 14. Gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 - 16:30, nga e Hëna në të Premte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte). Duke dërguar e-mail në adresën e postës elektronike: denoncime@tatime.gov.al. Duke përdorur numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në ëhatsap dhe viber: +355 69 70 73 733.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet