Ekonomia gjermane u ngadalësua në tremujorin e parë 2018

Ekonomia gjermane u ngadalësua gjatë tremujorit të parë të këtij viti pasi, edhe pse PBB-ja u rrit 0,3%, krahasuar me tremujorin paraardhës, ajo përfaqësoi një rënie prej 0,3 në pikë përqindje. ”Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017, PBB-ja u rrit me një shkallë tremujore në 0,6%”, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden. Analistët kishin parashikuar se ekonomie do të rritej 0,4% në tre muajt e parë të vitit 2018. Ata e kishin bazuar parashikimin e tyre për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të grevave në industritë e metaleve dhe atë elektrike, për shkak shpërthimit të një epidemie gripi dhe për shkak të motit të ftohtë gjatë muajit mars që ”fundosën” edhe industrinë e ndërtimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet