Ekonomia kineze provon të rritet pas goditjes së fortë nga COVID-19

Me Pekinin thuajse fantazmë për shkak të koronavirusit, partnerët ekonomikë të kinës janë gjithnjë edhe më në merak për rrënien e madhe ekonomike dhe të ardhmen që i pret. Gjatë viteve të fundit, Kina është bërë shumë edhe më e pavarur ekonomikisht nga pjesa tjetër e botës. Por pjesa tjetër e botës është gjithnjë edhe më e varur nga Kina, eksportuesi më i madh në botë, ndjekur nga Bashkimi Europian dhe SHBA-ja.

Ministri kinez i ekonomisë, premton se do të garantohet stabiliteti i ekonomisë së jashtme. “Do të ndihmojmë ngritjen e financave të jashtme dhe të rrimarim prodhimin”, ka deklaruar në një konferencë për shtyp ministri Ren Hongbing. “Këto procese do të kenë prioritet, në mënyrë që të mbahet stabiliteti i prodhimit dhe furnizimit global”.

Gati 80 për qind e kompanive të huaja janë kthyer në punë në bashkinë e shanghait. Për shumë punonjës gjërat e thjeshta si ngritja e një zyre ka shkaktuar probleme të mëdha. Dhe pikërisht për këtë duhen gjetur zgjidhje alternative. “Për tregëtinë dhe varësinë e sektorëve të tjerë, duhet të nisë komplet puna”, deklaron Jerry Wang, president i një zyre për shëndetin.

Autoritetet kineze premtojnë financim dhe ndihma të shpejta, teksa drejtuesit ofrojnë bonus dhe mbështetje për popullin, për të rringritur sërisht ekonominë e dytë më të madhe të botës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet