Ekspertët: dyndja kineze zhvillim për ekonominë, por duhet me shumë kontroll

Ekspertët shprehen se dyndja e investimeve kineze në Shqipëri është e lidhur edhe me zhvillimet në ekonominë globale, e kryesisht me rënien e interesave në tregjet financiare.

“Investitorë të rëndësishëm në Lindjen e Largët dhe Kinë kanë rezerva të mëdha likuiditeti. Në qoftë se më parë këto rezerva investoheshin në bonde të qeverisë amerikane apo aksione tani kinezët duan që në vend që të kenë letra me vlerë në duar duan kompani që prodhojnë”, shprehet Ardian Hackaj, Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Ndaj sipas ekspertëve, Shqipëria duhet të vendosë një kontroll më të fortë mbi investimet e huaja për të shmangur përvojat negative të së shkuarës.

Për Ilia Kriston ardhja e kapitalit kinez është një zhvillim i mirëpritur për ekonominë.

“Në çdo rast ky është një lajm i mirë por do ishte një lajm i mirë kur Shqipëria të jetë e qartë mbi detyrimet që merr përsipër dhe sa të sigurtë jemi që ato do ti zbatojnë angazhimet që marrin në kushtet e investimeve të drejt për drejta të huaja”, thotë Ilia Kristo, Profesor i biznesit ndërkombëtar, fakulteti i Ekonomisë.

Kompanitë kineze kanë blerë së fundmi dy nga koncesionet më të mëdha në vend, aeroportin e Rinasit dhe vendburimin e Patos Marinzës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet