Ekspertët: rrisni pagat, që të rritet dhe konsumi

Ekspertët i kanë sugjeruar qeverisë të rrisë pagat e administratës si një masë për të gjallëruar konsumin dhe nxitur rritjen ekonomike. “Në këto kushte një rritje e pagave do të kishte efekte të menjëhershme në konsum. Pasi nëse qeveria hedh 5 apo dhjetë milionë euro paga, në tre muaj efekti i tyre do të shumëfishohej duke mbajtur në këmbë edhe bizneset e vogla si dhe duke përmirësuar perceptimin e përgjithshëm”, deklaroi Zef Preci nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Në vitin 2014, pagat reale në shtet shënuan sipas të dhënave nga INSTAT rritjen më të ulët në 15 vjet me vetëm 0.1 për qind. “Sikur të përdorte vetëm paratë e kursyera nga rënia e interesave të borxhit, qeveria do të financonte plotësisht një rritje të përgjithshme të pagave duke nxitur konsumin”, tha Artan Hoxha nga Instituti për Studime Bashkëkohore.

Por për Hoxhën, rritja e pagave do të duhej të shoqërohej edhe më një sërë masash të tjera për të forcuar besimin në ekonomi. Në prill inflacioni vjetor qëndroi për të tretin muaj me radhë afër zeros, një situatë që sipas ekspertëve pasqyron konsumin e plogësht dhe hezitimin e qytetarëve për të shpenzuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet