Eksportet Made in Albania, 24 miliardë lekë rritje vetëm në Shkurt

Eksportet e mallrave Made in Albania, në tregjet e huaja vijojnë të shënojnë rritje progresive, duke konsoliduar tashmë kërkesën në rritje të tregut të huaja për prodhimet shqiptare. Instituti i Statistikave bën të ditur se në muajin Shkurt 2018, eksportet e mallrave arritën vlerën 24 miliardë lekë, duke u rritur me 18.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1.2%, në krahasim me Janar 2018. Importet e mallrave në Shkurt 2018 arritën vlerën 46 miliardë lekë, duke u rritur me 4.1%, në krahasim me një vit më parë dhe me 2.1%, në krahasim me Janar 2018. Trendi pozitiv i tregtisë ka ndikuar në përmirësimin e deficitit tregtar. Deficiti tregtar i këtij muaji është 22 miliardë lekë, duke u ulur me 8.2%, krahasuar me Shkurt 2017 dhe duke u rritur me 3.0%, në krahasim me Janar 2018. “Në dy muajt e parë të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 47 mld lekë, duke u rritur me 21.5%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 91 mld lekë, duke u rritur me 14.5%, krahasuar me një vit më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet