Eksportet shqiptare drejt vendeve të BE, në 7 muaj 77.2 %

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64.8%, të gjithë tregtisë. Sipas INSTAT, në Korrik 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77.1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59.2% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia, Greqia, Kina dhe Gjermania. Ndërsa në 7 muaj, sipas INSTAT, shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67.2% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Korrik 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77.2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62.1% të importeve gjithsej. Edhe në këtë 7 mujor, partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia, Greqia, Gjermania dhe Kina.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet