Euro e qëndrueshme, rritet Paundi britanik

Monedha europiane vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë. Ditën e sotme ajo këmbehet më 123 lek si javën e kaluar. Të njëjtën ecuri ka ndjekur dhe Franga Zvicerane e cila vazhdon të qëndrojë në kuotën e 108 lekë. Luhatje janë regjistruar tek valutat e tjera kryesore të cilat patën rritje të lehtë në tregun e këmbimit valutor. Rritje për paundin britanik, i cili ka kaluar në 144 lekëve nga vlera 143 lekëve që ishte javës që kaloi. Dollari Amerikan dhe ai Kanadez ranë me 0.2 pikë dhe u këmbyen me 109.8 lek dhe 81.3 lek. Dollari Australian ka regjistruar një zbritje me 0.3 pikë duke kapur vlerën e 77 lekëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet