Euro këmbehet me 123 Lek Dollari amerikan me 109.5 Lek

Java nisi pa luhatje në tregun valutor, për monedhat kryesore Euro dhe Dollar. Sot u këmbyen me 123 Lek dhe 109.5 Lek. Përsa i përket Paundit Britanik ka pasur një zbritje të lehtë me 0.2 pikë, duke u ulur në kuotën e 142.2 lekëve. Ndërkaq Franga zvicerane ka pësuar rritje me 0.5 pikë duke kapur vlerën e 108.2 lekëve. Dollari Australian gjithashtu e ka nisur javën me një zbritje prej 0.3 pikësh duke u këmbyer sot me 76.2 lekë. Nga ana tjetër Dollari Kanadez nuk ka shfaqur lëvizshmëri në tregun valutor dhe kuotohet sërish sot në vlerën e 81.3 lekëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet