Facebook dhe Amazon u kërkojnë punonjësve në Seattle të punojnë nga shtëpia

Disa nga punonjësit janë infektuar me koronavirus

Kompanitë e famshme Amazon dhe Facebook, kanë inkurajuar punonjësit e tyre në Seattle të qëndrojnë në shtëpi, pasi disa prej punonjësve të të dyja kompanive janë infektuar me koronavirus. Amazon në fillim të javës konfirmoi se “njëri nga punonjësit në Seattle është diagnostifikuar me Covid-19”. Edhe Facebook ka deklaruar se këtë të mërkurë njëri nga kontraktorët e tij ka rezultuar pozitiv.

Facebook ka mbyllur zyrën në këtë qytet, ku punonjësit për herë të fundit kanë shkuar në punë në datën 21 Shkurt. “Ne pamë se të gjithë janë duke ndjekur këshillat e dhëna nga punonjësit e shëndetit publik për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve”, ka deklaruar Facebook në një deklaratë publike.

Të dyja kompanitë u kanë kërkuar punonjësve në zonën e Seattle të punojnë nga shtëpia deri në fund të muajit. “U kemi kërkuar punonjëse tanë këtu që të punojnë nga shtëpia deri në fund të këtij muaji duke bërë gjithçka prej andej dhe të mos shqetësohen për gjërat e lëna në zyrë”, kanë thënë zëdhënësat e të dyja kompanive.

Sipas një e-maili të dërguar në median amerikane, punonjësi i Amazon i infektuar me koronavirus, ndihej i pafuqishëm dhe i sëmurë më 25 Shkurt dhe që prej asaj dite nuk është lejuar të shkojë më në punë. Madje kompania u ka kërkuar të gjithë personave të ciët kanë patur kontakte personale ose kanë qëndruar afër me të infektuarin, të shkojnë për kontroll mjekësor ose të futen në karantinë për 14 ditë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet