Fatura tatimore elektronike, Qeveria e angazhuar të bëjë një aplikacion pa pagesë

Ministria e Financave ka publikuar në faqen zyrtare të saj projektligjin për risinë e fiskalizimit, duke i hapur rrugë kështu diskutimit publik të tij me grupet e interesit, bizneset dhe kompanitë e ITve. Projektligj, synon vendosjen e një softweri të ri që synon të sjellë një mënyrë të re të raportimit të shitjeve dhe blerjeve nga bizneset.

Me ligjin e ri, që duhet të hyjë plotësisht në fuqi vetëm në vitin 2021, bizneset do të lëshojnë fatura elektronike, të cilat do të regjistrohen në kohë reale nga organet tatimore nëpërmjet internetit.

Synimi i kësaj nisme është që të ulë evazionin dhe vjen si një kërkesë e BE-së në kuadër të përputhshmërisë ligjore. Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur kryqëzimi i të dhënave nga biznesi me shumicë tek ai me pakicë, apo të subjekteve të tjera duke bërë të mundur edhe zbulimin e shkelësve që fshehin të ardhurat ose xhiron.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj u shprehen sot në një konferencë për shtyp se, nisma synon të sjellë një mënyrë të re të raportimit të shitjeve dhe blerjeve nga bizneset.

Sipas ministres Denaj, “synimi i këtij projekti është minimizimi i ekonomisë të padeklaruar”. “Projektligji synon uljen e korrupsionit, ofrime shërbimesh dhe afrimin me BE. Nuk do të ketë taksapagues që nuk paguan pjesën e tij. Konkurrenca e pandershme dhe tregu i zi. Duhet të fokusohemi tek ata që bëjnë risk në ekonomi, të luftojmë evazionin fiskal. Ftoj të gjithë aktorët mediatik dhe të gjithë taksapaguesit të përfshihen në mbështetjen tonë. Në gusht dhe shtator do të kemi komunikim me grupet e interesit. Synojmë investime më shumë dhe të përmirësojmë klimën e biznesit.”

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se, “ky sistem do të krijoj mbikqyrjen në kohë reale si të tatimpaguesit ashtu edhe ata të administratës tatimore.

Denaj tha se në vitin 2013 kur Kroacia e aplikoi këtë sistem të ri, kishte një përmirësim me rreth 20%.

Ajo vuri theksin në rëndësinë e diskutimit publik të këtij projektligji, i cili do të jetë dhe on line, përveç tavolinave të diskutimit që do të zhvillojë ministria dhe Tatimet me qëllim përmirësimin dhe shpjegimin sa më të qartë të tij, për eficencë të plotë gjatë zbatimit të këtij aplikacioni të ri.

Është proces revolucionar, u shpreh Denaj, që i shërben përmirësimit të punës së biznesit dhe uljes së evazionit fiskal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet