Fshihen detyrimet për 105 mijë biznese

105 mijë subjekte përfitojnë nga ligji që në ditën e parë të ekzekutimit automatik të fshirjes së detyrimeve. Shifra është bërë publike përmes një njoftimi zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas njoftimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vijon me implementimin dhe zbatimin korrekt të ligjit. “Gjatë ditës së djeshme kanë përfituar nga fshirja automatike, rreth 105,047 tatimpagues si në status aktiv edhe në atë pasiv, të cilët kanë patur në ngarkim gjoba për deklarim të vonuar të deklaratave tatimore”, thuhet në njoftim. DPT ju bën edhe njëherë thirrje të gjithë tatimpaguesve të dorëzojnë deri më 30 Qershor çdo deklaratë të padorëzuar më parë, në mënyrë që të përfitojnë nga fshirja automatike e penaliteteve për to.

Author
Hermes News

Redaksia

Lajme të ngjashme

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Arben Cela   e Enjte 15 Qershor, 2017

    Per bizneset fal ky per fukarenjte nuk fale asgje por i le ne skamje e mjerim dhe neper burgje.por harron qe 70%-80%e popullsis eshte ne mjerim.nga do ti marre votat a me thoni!