Fundoset Wall Street: bie në fund çmimi i naftës, bursat thuajse jashtë loje

Problemi i motorrit të shuar të ekonomive jo vetëm perëndimore, duket se ka çuar edhe në rënien drastike të çmimit të naftës ndërkohë që edhe bursa e New Yorkut është mbyllur me -37.63$ për fuçi. Më keq se kurrë ndonjëherë. Askush nuk e kishte imagjinuar një fillim jave kaq të zi për tregun botëror. Por që kur kanë nisur problemet me naftën duket se çmimi nuk ka qenë kurrë kaq i ulët, duke e kthyer të gjithë sektorin energjetik në një shkatërrim.

Wall Street ka përfunduar me çmimin e naftës në fund fare. Bursa e New Yorkut e ka mbyllur më keq se ndonjëherë. Dow Jones ka humbur me 2.46 për qind ose 23.640.69 pikë. Ndërkohë, edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka dhënë alarmin mbi rrezikun e impiantit të naftës në botë për shkak të mbylljes së prodhimit dhe nxjerrjes së naftës.

Edhe në bursat europiane gjërat nuk janë në vijë. Mirazhi i një ngritjeje të kurbës duket se është shumë larg nga realiteti ashtu siç është edhe Bundesbank në një ulje drastike të ekonomisë gjermane. Problemi i çmimit të naftës ka arritur me një marrveshje të vendosur nga Opec për të shkurtuar me mbi 10 për qind të furnizimit botëror deri në fund të prillit 2022 si arsye për stabilizim të gjendjes.

Çështja mesa duket se do të jetë edhe më e vështirë nga ajo që ndodhet aktualisht, pasi asgjë nuk do të kthehet në normalitet deri në nisjen nga puna dhe përdorimi i një vaksine ndaj koronavirusit për jo më pak se një vit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet