Fushatë për të shpëtuar djathin francez nga kriza e koronavirusit

Me sloganin dhe lojën e fjalëve “Fromaggiosons”, ose “të hyjmë në aksion për djathin tonë”, CNOL, organi francez që drejton produket e përpunimit të qumështit, është duke punuar për të çuar përpara një fushatë për shpëtimin e mbi 2.000 tonelatave djathë të cilat kanë ngelur në magazina për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndihmuar prodhuesit në këtë moment krize.

Konsumi i djathërave franceze është ende i lirë. Michael Lacoste, president i CNOL, deklaron se “që prej fillimti të krizës, shitjet kanë rënë në masën 60 për qind, ndërsa për prodhuesit e agjencive të vogla, këto përqindje shkojnë deri në 100 për qind, dhe shumë prej tyre rrezikojnë të mbyllen”.

Ndalimi i blereve nga restorantet dhe problemi i volumit të trafikut të tregëtisë ndërkombëtare si dhe tendenca e marrjes së vetes nga francezët në këtë krizë, i kanë dhënë një goditje të jashtëzakonshme sektorit. “Franca duhet të qëndrojë vendi i 1000 djathrave”, thekson Lacoste, i cili flet edhe për humbjet e 150 milion eurove për prodhimin dhe shitjen e DOP për shkak të krizës.

Në fushatën nëpërmjet rrjeteve sociale për të ftuar francezët të konsumojnë djathë të kualitetit dhe të bëhet një ndërhyrje urgjente nga qeveria dhe Bashkimi Europian, janë duke marrë pjesë shefa, shoqata të sektorit ushqimor, sportistë dhe personazhe të njohur të spektaklit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet