Gati Drejtoria e përgjithshme e taksës së pasurisë

Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë që do të jetë me seli në Tiranë, ka si mision kryesor administrimin në nivel qendror, nga pikëpamja ligjore dhe metodologjike, të taksës vendore mbi pasuritë e paluajtshme. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë do të ketë një sërë funksionesh dhe përgjegjësish, duke filluar nga menaxhimi i regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (Kadastra Fiskale), analizon proçesin e mbledhjes së taksës vendore mbi pasuritë e paluajtshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe kërkon informacion periodik mbi të ardhurat e realizuara nga taksa e pasurive të paluajtshme, deri te informimi i publikut për ndryshimet në legjislacionin e fushës dhe zbatimin e tij. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, do të analizojë procesin e mbledhjes së taksës vendore mbi pasuritë e paluajtshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe do të kërkojë informacion periodik mbi të ardhurat e realizuara nga taksa e pasurive të paluajtshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet