Gjysma e shqiptarëve jeton me më pak se 5 dollarë në ditë

Varfëria është ulur gjatë tre viteve të fundit

Rreth 45.5 për qind e shqiptarëve jeton nën mesataren e varfërisë, sipas të dhënave më të fundit të shpërndara nga Banka Botërore për vitin 2016. Sipas një raporti përfundimtar të shpërndarë nga BB, “pothuajse gjysma e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, pavarësisht se ndryshimi është i madh në qytete të ndryshme dhe për situata të ndryshme.

Sipas të dhënave të po këtij raporti, një gjë e mirë ka ndodhur me vendin e vogël ballkanik, ku varfëria është ulur me 1.7 për qind gjatë tre viteve të fundit, duke shkuar deri në nivelin e 47.2 përqindshit në krahasim me vitin 2013.

Përmirësimi i rritjes ekonomike dhe punësimi, janë dy indikatorë të rëndësishëm, të cilët kanë dhënë ndihmë tepër të madhe në uljen e varfërisë, sipas Bankës Botërore. Ndërkohë, duke iu referuar Institutit Kombëtar të Statistikave, del se rreth 607 mijë pensionistë dhe 82 mijë familje jetojnë me ndihmë sociale.

Author

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Bledi   e Hënë 10 Prill, 2017

    Te shkretet shqiptare. Te pakten 5 dollare edhe dalin, se te kishin vetem nje dollare do vdisnin.