Greqia privatizon operatorin e gazit për gjysmë miliardë Euro

Operatori shtetëror i gazit në Greqi, DESFA, do të shesë 66% të aksioneve që përbëhen nga operatori italian i gazit SNAM (60%), Enagass (20%) dhe Fluxys (20%). Fondi shtetëror për privatizimin e aseteve, TAIPED, ka aprovuar ofertën prej 535 milionë Euro të konsorciumit, duke e rekomanduar si investitorin e preferuar. Po ashtu grekët e naftës ELPE heqin dorë nga 35% të aksioneve të të DESFA, ndërsa shteti nga 31% i tij. Kjo do të mundësojë që konsorciumi të rrisë investimet në sektorin e gazit në Greqi, duke forcuar rrjedhimisht edhe korridorin jugor të energjisë në Europë, i cili po ngrihet mbi Gazsjellësin Adriatiko-Jonian. Transaksioni pritet të finalizohet në gjysmën e dytë të vitit, pasi të merret aprovimi nga rregullatorët në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet