INSTAT: 4.2 milionë turistë të huaj gjatë verës në Shqipëri, bie numri i turistëve nga Kosova

INSTAT ka publikuar një raport për sa i përket hyrjeve të të huajve në territorin shqiptar gjatë 9 mujorit të fundit. Për periudhën janar-shtator numri i shtetasve të huaj që kane hyrë në Shqipëri shkon rreth 4.2 milionë persona, me një rritje prej 5.7% më shumë krahasuar me 2016. Vetëm në muajin Shtator 2017, 852.743 shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë. Ky tregues rezulton me rritje 8,8 %. Shqiptarët e Kosovës janë ata që thuajse e kanë braktisur Shqipërinë si mundësi për të kaluar pushimet. Rreth 426 mijë pushues nga Kosova më pak, krahasuar me 2016. Turistët më të shumtë kanë qenë nga Italia, Zvicra, Greqia, Polonia. Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 115,8 %, Polonia me 65,6 % ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga SHBA me 21,8 %.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet