Integrimi ka dhe transport. Drejt përfundimit standartet rrugore. Të mendojmë si t’i menaxhojmë rrugët

Konferenca ndërkombëtare për rrugët. Çdo investim për infrastrukturën është investim i sigurtë për zhvillimin

TIRANË - Lajmi i mirë për këmbësorët dhe makinat. Të gjitha rrugët duhet të kenë një seri me rregulla dhe standarte, proçesi i të cilave është drejt përfundimit, siguroi të pranishmit Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto në konferencën ndërkombëtare të rrugëve në Tiranë. Standardizmi i rrugëve është një proçes që ka nisur prej kohësh. Sot është drejt përfundimit. Seti i standarteve të rrugëve në Shqipëri do të jetë unik. "Kjo është e nevojshme sa i përket edhe lidhjes me rrrugët rajonale" tha Haxhinasto që kërkon cilësinë europiane gjatë punimeve.

Integrimi ka dhe transport. Çdo investim për infrastrukturën është investim i sigurtë për zhvillimin. “Një studim në SHBA tregon se çdo dollar i investuar në infrastrukturë ka një kthim prej 7 herësh më të madh në zhvillim. Shqipëria ka investuar në mënyrë substanciale në infrastrukturë, janë rreth 4 miliardë dollarë të investuar në 20 vitet e fundit për zgjerimin dhe zhvillimin e infrastrukturës, por nevojat janë shumë të mëdha sepse efektet që jep ky investim janë shumë të mëdha, sepse kanë të bëjnë me afrimin e komuniteteve, zhvillimin total që duam të realizojmë si vend” tha Haxhinasto.

Pas policisë, dhe infrastruktura nuk duhet të politizohet. Është një aset i çmuar tha Ministri: "Kemi shumë projekte si By-Passet e Fierit, Vlorës, Rrogozhinës, vepra Qukës-Qafë Pllocë dhe shumë vepra të tjera".

Kryebashkiaku i tiranës Erion Veliaj ka një vizion të gjere për transformimet urbane: "Me një reformë të re territoriale kemi një koncept të ri sesa janë zmadhuar qytetet shqiptare. Duhet të mendojmë si t’i menaxhojmë rrugët. Qeveria qëndrore dhe ajo lokale kanë shumë nevojë për rritjen e thithjes së investimeve" tha Veliaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet