Investimin në Përrenjas, punëson mbi 200 gra

Mbi 200 gra do të punësohen nga kompania “Rozafa”, në fabrikën e re të përpunimit të peshkut që po ndërtohen në zonën e Përrenjasit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut të Elbasanit u shpreh sot se “ky investim është mirëpritur nga banorët e zonës”.

“Në Përrenjas teksa vijon puna për fabrikën e re ‘Rozafa’ që do të punësojë mbi 200 gra, mirënjohja e kësaj nëne të le pa fjalë”, u shpreh Balla, ndërsa i referohet një banoreje të kësaj zone.

Vetë banorët e zonës ku investimi i ri po jetësohet, shprehen të kënaqur me mundësitë që po ofrohen për ta.

Më herët në një takim të zhvilluar në këtë zonë, deputeti Taulant Balla u shpreh se për nga potenciali që ofron mjedisi ku shtrihet investimi, në të ardhmen parashikohet ndërtimi i një agroturizmi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet