Ja ndryshimet e propozuara nga biznesi për paketën e re fiskale

Shoqatat e biznesit i kanë propozuar Ministrisë së Financave disa kërkesa për t’u përfshirë në paketën e re fiskale 2019, që sipas tyre, synojnë nxitjen e ekonomisë dhe konkurrencës në industrinë vendase.

Luan Bregasi, kreu i “Biznes Albania” u shpreh se: “Propozimet konsistojnë në heqjen e taksës së ambalazhit dhe të qelqit. Koncesioni i pullave fiskale është propozuar që nga 28 euro të bëhet 3 euro për 1000 copë si dhe të shihet mundësia për uljen e çmimit të energjisë dhe ujit për industrinë vendase”.

“Shoqata e prodhuesve të bukës ka propozuar që TVSH-ja e bukës të bëhet 10 % dhe gabimet njerëzore të jenë më të lejueshme nga ana tatimore”, tha Bregasi.

Qeveria po harton paketën e re fiskale që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2019 dhe parashikon rritje të mbështetjes për biznesin që konsistojnë në lehtësi të barrës fiskale dhe rritje të ardhurash për biznesin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet