Ja skema e kompensimit për prodhuesit bujqësorë

Si mund të zbatojmë skemën e kompensimit të prodhuesve bujqësore? Cilat janë kushtet për të përfituar dhe sa është norma e kompensimit? Këto përgjigje mund ti gjeni tek Drejtoria e përgjithshme e tatimeve në rubrikën, “Tatimet këshillojnë”. Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit bujqësorë, për të cilët përfshirja në regjimin normal të TVSH-së krijon vështirësi. Këta prodhues, në kuadër të veprimtarisë së tyre prodhuese furnizojnë me produkte dhe shërbime bujqësore një person të tatueshëm, i cili nuk përfiton nga skema e kompensimit në Republikën e Shqipërisë. Çdo prodhues bujqësor, i cili aplikon regjimin e kompensimit të fermerëve, mund të zgjedhë të aplikojë regjimin normal të TVSH-së, me shkallë standarde 20%. Prodhuesit bujqësorë përfitojnë të drejtën e kompensimit kur qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në, furnizojnë mallra apo shërbime me prejardhje nga puna e tyre e kryer në njërën nga aktivitetet e përcaktuara si mallra apo produkte bujqësore. Kur mallrat dhe shërbimet u furnizohen personave të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit në Republikën e Shqipërisë, si dhe kur janë pajisur me një numër identifikimi të personit të tatueshëm, lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore ku ushtron aktivitetin prodhuesi bujqësor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet