Vila Elite (Green Coast)

Jo vetëm Low Coast, Shqipëria destinacion luksi...

Jo vetëm Turqia dhe Spanja, këtë vit destinacion për turistët është Shqipëria. E sugjeruar edhe nga Forbes. Shqipëria nuk ofron vetëm mal dhe det për ata të cilët preferojnë të shpenzojnë pak, por në të vërtetë është edhe luks në miniaturë, pasi sigurisht luksi është më i lirë në Shqipëri. Kjo ndodh për dy arsye; sepse vendi i shqiponjave është akoma në fazë ndërtimi dhe shumë vende turistike po ndërtohen aktualisht, të cilat pritet të kthehen në perlën e Adriatikut dhe Ballkanit. Së dyti, sepse pikërisht për këtë, sektori privat ka nisur të lancojë një fushatë me stimuj real dhe të implementojë programe risi për të parë herë në Shqipëri.

Ky është rasti i Balfin Group, i cili po ndërton në Palasë (Himarë) në jug të vendit, në Rivierë, resortin “Green Coast”, një fshat turistik si dhe një hotel me 5 yje, i vetmi në Shqipëri me një investim mbi 52 milion Euro. Vila luksoze pranë detit, me një panormë të mrekullueshme në një mjedis të pastër, të cilët krijojnë një mini qytet të projektuar për të plotësuar të gjitha nevojat: të jetuarit, pushimin ose dhe si një investim i cili së fundmi është vlerësuar shumë nga italianët.

Blerësit e parë ishin padyshim ata të cilët kanë krijuar një qëndrueshmëri ekonomike, Shqiptar por edhe të huaj, por janë të ndjekur menjëherë nga ata që kanë blerë një pronë nëpërmjet programit property share, ku dy ose më shumë persona investojnë në bashkëpronësi dhe ndajnë të drejtën e përdorimit gjatë vitit. Gjithashtu edhe formula e programit me qera, duke e lënë pronën në menaxhimin e Green Coast, nëpërmjet të cilit prona lihet me qera për turistët gjatë gjithë vitit, duke siguruar të ardhura të qëndrueshme.

Turizmi në Shqipëri po rritet shumë shpejt. Italianët tani e shohin atë si një pikë referimi, jo vetëm për turizëm, por edhe për biznes apo për të jetuar, sidomos pensionistët; të shumë janë ata që kanë lëvizur drejt Shqipërisë, shumë të tjerë mendojnë ta bëjnë së shpejti. Arsyet janë të lehta për t’u shpjeguar: sipërmarrësit mund të përfitojnë nga krahu i lirë i punës dhe taksat e ulëta, studentët dhe pensionistët përfitojnë nga kosto e ulët e jetesës. Është vlerësuar se rreth njëzet mijë italianë jetojnë në vendin e shqiponjave, edhe pse ende nuk ka një shifër zyrtare, sepse shumë prej tyre nuk regjistrohen në Ambasadën.

Këtë vit prestigjiozia amerikane “Forbes”, rendit Shqipërinë në vendin e njëzet e një në listën e tridhjetë vendeve që ja vlen të vizitohen. Një "destinacion i mrekullueshëme me kosto të ulët", siç përcaktohet sic përcaktohet edhe nga gazeta, por meritat e Shqipërisë nuk mbaroi këtu: Komisionin Evropian (https://ec.europa.eu/info/files/ëinter-2017-economic-forecast -albania_en) parashikon një rritje ekonomike prej 3.5% këtë vit; Rritja do të ndihmohet nga zbatimi i reformës në drejtësi, siç ka deklaruar përfaqësuesi i BE në Tiranë, Romana Vlahutin. Pavarësisht krizës në Evropë dhe në Greqinë fqinje, Shqipëria pikërisht për këtë arsye ka një perspektivë të fortë rritje dhe zhvillimit ekonomik. Standardet janë në rritje, ashtu si tregohet edha nga investimi më i madh i bërë ndonjëherë në një vend turistik në Shqipëri, i cili mund të plotësojnë nevojat e një turizmi cilësor, sipas kritereve ndërkombëtare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet