Kalon skema për pensionet, qeveria shtyn miratimin

Qeveria ka kaluar tre vendime që do të ndryshojnë skemën e përfitimit për për pensionistët. Ndërkohë miratimi i tyre është shtyrë pasi qeveria kërkon ti bashkojë në një paketë të vetme. Vendimi i parë ka të bëjë me barazimin e pensioneve të lidhura para vitit 1997. Sipas burimeve nga Ministria e mirëqënies sociale, do të përfitojnë 15 mijë pensionistë, kryesishtë mësues, minatorë dhe ish ushtarakë. Vendimi i dytë ka të bëjë me ndryshimin e skemës së kompensimit të energjisë. Sipas këtij ndryshimi, qeveria vendosi të kompensonte më 648 lekë në muaj pensionistët kryefamiljarë. Me ndryshimet e reja përfshihen në skemë pensionistët në emër të të cilëve është lidhur kontrata e energjisë, edhe nëse nuk janë kryefamiljarë. Një tjetër kategori përfituese është dhe ajo që ka të bëjë me rastet kur libreza është në emër të kryefamiljarit të vdekur. Ndërkohë ndryshimi i tretë ka të bëjë me njohjen e kontributeve të cilat janë shënuar me laps.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet