Kina ''e sëmurë'', bën të qajnë kompanitë perëndimore të fluturimeve

Me ndalimin që prej dy javësh të fluturimeve për në Kinë dhe nga Kina, kompanitë e avionëve kanë pësuar humbje të rënda financiare. Air France dhe KLM, dy nga kompanitë më të mëdha europiane të fluturimeve, kanë nisur të kenë një gropë të thellë financiare, duke parë se lidhjet dhe fluturimet nuk do të nisin deri në fillim të marsit.

Vektori franko-holandez, flet për një shifër të madhe humbjeje e cila vërtitet rreth 150 deri në 250 milion Euro. Përhapja e epidemisë ka rënduar shumë situatën e kompanive, të cilat kanë nisur të ndjejnë shumë krizën ekonomike, nga ku destinacionet e lindjes së largët janë bërë gjithnjë edhe më problematike për shkak të koronavirusit.

Kompania australiane Qantas Airways, ka ndaluar mbi 18 automobila duke bllokuar kështu sigurimet e mbi 30 mijë klientëve, duke u kërkuar të përdorin hekurudhën për shkak të goditjes së madhe nga ndalimi i fluturimeve në lindje dhe pjesën tjetër të botës. Qantas deklaron se për shkak të koronavirusit, ka pësuar një humbje të thellë financiare me mbi 90 milion Euro.

Me ndalimin e udhëtimeve së bashku me kompanitë turistike, të gjithë po ndjejnë humbje të madhe financiare. Njëri nga destinacionet me të populluara, Bali, ka regjistruar humbje të madhe në financë për shkak të mos pasjes së turistëve kinezë. Janë gati 40 mijë ndalime fluturimesh dhe pronotimesh në hotele gjatë javëve të fundit, me humbje mbi 150 milion Euro.

Me rritjen e konsumit të karburanti, financat e botës për vuajnë së tepërmi, ndërsa ajri i pekinit po bëhet gjithnjë edhe më i ndotur, teksa qiejt e zonës afër Koresë së Jugut po bëhen më në fund blu.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet