Klosi: 200 të rinj të punësuar në administratë pas praktikave profesionale

Rreth 200 të rinj do të kenë fatin të punësohen në administratë, pasi të kenë përfunduar praktikën 3 mujore, e cila nis në korrik. Kjo u bë publike nga Ministri i mirëqënies sociale Blendi Klosi, gjatë çeljes së fushatës ‘6 objektiva rinore për 6 muaj’ për rininë. Klosi sqaron se ga 2000 aplikantë, vetëm 200 do të kenë mundësi të punësohen, ndërkohë që të tjerëve praktika do t’u njihet si përvojë pune. Gjatë kësaj praktike, aplikantët do të angazhohen në aktivitete kulturore, turistike, biznesi dhe sociale. Përzgjedhja e tyre do të kushtëzohet nga performanca dhe rezultatet e arritura prej secilit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet