Kompanitë e fluturimeve refuzojnë të rimbursojnë klientët

Nëse nuk udhëton sepse fluturimi nuk do të kryhet dhe avioni ngelet në tokë, ke të drejtën e një rimbursimi të plotë”. Mbi këtë bazë, një shoqatë franceze e konsumatorëve e quajtur UFC-Que choisir, ka ndërmarrë sanksione legale kundër 57 kompanive ajrore të cilat refuzojnë të rimbursojnë biletat e udhëtareve, duke iu ofruar vetëm mundësinë e fluturimeve të tjera.

Megjithatë, rregullatori europian flet qartë. “Nëse fluturimi është anuluar për shkak të forcave të mëdha, udhëtari ka të drejtën e rimbursimit të plotë”. Pavarësisht krizës së koronavirusit, kompanitë duket se nuk duan ta respektojnë këtë rregull. Njëri nga përfaqësuesit e fluturimeve deklaron se “kërkohet që rregullatori europian të shohë ligjin pasi jemi duke djegur shumë burime dhe nuk jemi në gjendje të rimbursojmë pasagjerët në rast të ndalimit të fluturimeve. Rregullatori në fakt ishte krijuar shumë kohë më parë, duke qenë normal për atë kohë”.

Sipas IATA, “kompanitë ajrore duhet t’u rimbursojnë mbi 10 miliard Euro klientëve. Për momentin mbi 90 për qind e trafikut ajror është në kolaps dhe jo vetëm në Europë, nga ku mbi 7 milion vende pune janë në rrezik. Shuma e përgjithshme e humbjeve në Europë mund të jetë gati 419 miliard Euro.

Analizat e IATA-s bazohen mbi një skenar të rregullave të forta për tre muajt e ardhshëm, nga ku pritet rihapja e transportit ajror e ndjekur nga liria e nisjes së fluturimeve rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet